
Familja Rrustemi jeton në Lagjën 28 në Fushë Kosovë. Në një shtëpi të vogël jetojnë gjashtë anëtarë të familjes. Kryefamiljarja, Ajshja, jeton së bashku me katër djemtë e saj dhe nipin 2 muajsh. Mbijetesa e tyre është shumë e vështirë. Ajo ka treguar për Insajderin se edhe bukën e gojës e sigurojnë nga kontenjërët, duke konsumuar atë që të tjerët e kanë hedhur në koshin e plehrave.
Produktet ushqimore dhe ato higjienike i sigurojnë dy fëmijët e saj, njëri prej të cilëve është ende në moshë të mitur. 16-vjeçari, përveç barrës për mbajtjen e familjes, përballet edhe me probleme shëndetësore.
Gazetarja Dijellza Preniqi ka vizituar familjen Rrustemi, ku janë intervistuar edhe kryefamiljarja dhe njëri nga fëmijët e familjes. Intervistën mund ta ndiqni në videon në vijim, ndërkaq, nëse dëshironi të ndihmoni familjen, mund t’i kontaktoni në këtë numër telefoni: 049887705.
Nëna që ushqen familjen me bukë nga kontenjerët: I përqeshin fëmijët e mi pse jam në karrocë