Nëna shqiptare me katër fëmijë largohet nga luftimet në Gaza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëna shqiptare me katër fëmijë largohet nga luftimet në Gaza

    Insajderi
    12 November 2023 - 22:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë të ditur se pas tre javësh përpjekje dhe vështirësish, shtetasit e parë shqiptarë, nëna dhe katër fëmijët e saj të mitur, u larguan përfundimisht nga territori i Gazës.

    “Ata tashmë janë të sigurt në Egjipt, ndërsa ne vazhdojmë procedurat për kthimin e tyre në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur. Mirënjohje autoriteteve të Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, OKB  dhe ICRC për mbështetjen dhe për kolegët e Ambasadave Shqiptare në Izrael dhe Gaza për punën e mirë në këtë operacion kompleks”.

    “Ne po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë dhe të sigurt të qytetarëve të tjerë  nga Gaza”, ka shkruar Hasani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark