Qe 21 vite, Afrim Gashi punon si zjarrfikës në Brigadën e Prishtinës. Gjatë përvojës së tij si zjarrfikës, Gashi ka përjetuar shumë raste të rënda ku kanë përfunduar edhe me fatalitet.
Nder to, ai me emocion tregon se si ende e ka në kujtesë një rast qe ka ndodhur para shumë viteve në Fushë Kosovë ku një nënë shtatzënë me tre fëmijë nuk kishte arritur të shpëtonte.
“Në fushë Kosovë nena me tre fëmijë plus shtatzënë ka qenë një rast i ndjeshëm qe na sillet nëpër mendje. Zjarrin e kanë hetu me vonesë nëna me 3 fëmijët.
“Na prekin shumë emocioanalisht”, thotë ai.