Xhevdet Smakiqi, avokat në Prishtinë, thotë se deklaratat e Ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut, nuk kanë asnjë dallim.
Smakiqi ka theksuar se të dy ministrat e marrin punën e gjykatës dhe vet i shpallin fajtor të dyshuarit.
“Dekleratat e Nenad Rasičit si minister i Qeverisë Kurti për rastin e Shtërpces, nuk kanë asnjë dallim prej dekleratave te Albulena Haxhiut, te dytë e marrin punen e gjykates vet i shpallin fajtor te dyshuarit.”
Tutje ai ka shkruar se diskursi i ministrave të Qeverisë Kurti është skandaloz dhe amatorë për like.
“Prandaj diskursi publik i ministrave te Qeverise Kurti eshte jo serioz, skandaloz dhe amatorë per like ne facebook dhe efekte te politikes ditore”, është shprehur Avokati Smakiqi.