Nenad Rashiq thotë se deputetët e Listës Serbe nuk guxojnë ti thonë as mirëmëngjesi në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nenad Rashiq thotë se deputetët e Listës Serbe nuk guxojnë ti thonë as mirëmëngjesi në Kuvend

    Insajderi
    27 May 2025 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nenad Rashiq, i pyetur për një deklaratë të deputetes Donika Gërvalla se ka rrezik që disa deputetë të Listës Serbe ta votojnë krijimin e Qeverisë Kurti, ka thënë se s’ka gjasa që të ndodh një gjë e tillë, meqë sipas tij ata janë tepër të disiplinuar.

    Rashiq thotë se ata s’guxojnë t’i thonë as mirëmëngjesi, për faktin që janë në kontroll të plotë të partisë dhe Vuçiqit.

     “Nuk e shoh si diçka të mundshme. E di se çfarë dicipline kanë. Ata persona të Listës Serbe, janë emruar si deputet. S’ka qenë diskutabile a do të jenë deputetë, vetëm ka qenë sa prej tyre do të jenë deputetë. S’guxojnë as mirëmëngjesi mem  thanë”, ka thënë Rashiq në Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark