Nënë e bir nga Deçani që u mbytën në Kanada, varrosen më 15 qershor në Montreal - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënë e bir nga Deçani që u mbytën në Kanada, varrosen më 15 qershor në Montreal

    Insajderi
    12 June 2025 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata Shqiptare Kosova-Montreal ka njoftuar me dhimbje të thellë për vdekjen tragjike të Elzina Morina, 34 vjeç, dhe djalit të saj të vogël, Elon Morina, vetëm 3 vjeç, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë në një pishinë në Montreal, shkruan Insajderi.

    “Kjo humbje ka tronditur thellësisht të gjithë komunitetin tonë. Vdekja e një nëne të re dhe e fëmijës së saj është një plagë e rëndë për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që i kanë njohur”, thuhet në njoftimin e shoqatës.

    Detajet rreth ceremonisë:

    Ceremonia e lutjeve dhe nderimit për Elzinën dhe Elonin do të mbahet të shtunën, më 15 qershor 2025, në ora 13:00, në Xhaminë “Balkan Muslim Community”, në adresën:
    📍 2836 Rue Allard, Montréal, QC.

    Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në:
    📍 5505 Rang du Bas-Saint-François, Laval, QC H7E 4P2.

    Pamja për ngushëllime do të mbahet të dielën, më 16 qershor, nga ora 10:00 – 14:00, po ashtu në ambientet e xhamisë “Balkan Muslim Community”.

    Shoqata Kosova-Montreal i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Morina, duke u solidarizuar me dhimbjen që ka kapluar komunitetin shqiptar në Kanada pas kësaj tragjedie të rëndë.

    “Zoti qoftë me ju!”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark