"Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot" - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    “Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot”

    Insajderi
    02 November 2022 - 22:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Arsen Rusta

    Alo nënë, jam yt bir dëshmori Kosovës Taulant Nura.

    Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të gjithë ju, qoftë e vitet e fundit të pleqërisë.

    Të jetoje me çmbetën pas e çdo vinin në Kosovë e Shqiptari edhe me infermjerët. Pa e ditur se ato do ishin vrasëse “tiktoku”.

    Nënë jam Taulanti që 17 vjeç u vrava si ti sot, atëher nga plumbat e pushtuesit. Ti nga shuplakat dhe të qeshurat e rinisë së degraduar sot me uniforma shëndetësore.

    Media nënë edhe këndej në botën e përtejme po flet si u dhunove ti, por këtu askush sreagon nënë.

    Por mos u merzit është njësoj si aty tek bota juaj. Reagojnë në facebook rrjete e statuse nënë. Por kujtohen për ty veç pas qametit. Sreagojnë me parandalu e rregullu.

    Ej moj nënë të morën nga azili motra e dhëndri pasi të vranë çupulinat!!! por pse të çuan kur ishe gjallë!!!

    Eja nënë se vdekja është më e lehtë dhe e bukur se braktisja.

    Po lajme ke parë nënë? Askush su kujtua për mua dëshmor e nënën time të ve.

    As sot nënë: pse shkove ti aty? Si trajtohesh ti e nënat e Kosovës e Shqipërisë.

    Por fill pasi të vranë me shuplakat e jo humanëve. U kujtjan që je nëna ime e dëshmorit Taulant Nura.

    Ja fiks si lajmi kur përcundohen gjysh e gjyshe për ca klikime.

    Nënë të përqafoj, por as tre ditë dhe ti do harrohesh si në media ashtu edhe në njerzit që mbijetojnë e kanë harruar të jetojnë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark