Faqja e Nobelit ka radhitur dhjetë Nobelistët për Paqe më të famshëm, çmim ky që ndahet prej vitit 1901, në këtë listë Nëna Terez radhitet e treta.
Ajo është radhitur pas Marthin Luther King Jr. dhe Malala Yousafazi, ndërsa pas saj është, Jane Addams dhe Nelson Mandela.
Ajo e ka fituar Nobelin për Paqe në vitin 1979.
Nënë Tereza e ka refuzuar buqetën me lule kur mori Nobelin dhe mori vendim që 192 mijë euro që i takonin me triumfin e çmimit të shkonin për të varfrit në Indi. Ajo e mori Nobelin për Paqe, “për punën dhe betejën për të zvogëluar varfërinë”, njofton KultPlus.
Nëna Terezë, së fundmi e kthyer në Shën Tereza, bamirësja shqiptare e cila u shenjtërua nga vetë Papa dhe Vatikani, është Nobelistja e tretë më e famshme në botë e të gjitha kohërave.
Nobeli për Paqe për këtë vit do të ndahet këtë javë. /Insajderi.com