Nënkoloneli i rekomanduar për suspendim u përgjua për aksionin ku u kapën 400 kg drogë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkoloneli i rekomanduar për suspendim u përgjua për aksionin ku u kapën 400 kg drogë

    Insajderi
    21 September 2021 - 12:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkoloneli policor që është rekomanduar sot për suspendim nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), dyshohet se ka rënë në përgjime me një nga të dyshuarit që është arrestuar në rastin e sekuestrimit të 400 kilogramëve kokainë në Lipjan në maj të këtij viti.

    Ani pse bëhet fjalë për rast tjetër, siç kanë thënë burimet, ky i dyshuar ishte përgjuar për rastin e sekuestrimit të drogës.

    Arbnesh Ajvazi është drejtor i Divisionit të rendit publik në Komandën Kryesore në Policinë e Kosovës.

    Në operacionin e përbashkët mes Policisë së Kosovës, DEA-s amerikane, Policisë së Shqipërisë dhe Policisë Italiane, më 17 maj të këtij viti u kapën 400 kilogramë kokainë në Lipjan.

    Droga ishte kapur në një kamion të kompanisë Mcfood.al.

    IPK-ja sot ka njoftuar se ka rekomanduar suspendimin e një nënkoloneli policor për “ushtrim ndikimi” dhe “zbulim të fshehtësisë zyrtare”.

    “Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”. Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit”, thuhet nga IPK-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark