Nënkryetari i Listës Serbe dhe ish-kryetari i Leposaviqit kërkojnë të hyjnë në komunë, nuk lejohen nga KFOR-i – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nënkryetari i Listës Serbe dhe ish-kryetari i Leposaviqit kërkojnë të hyjnë në komunë, nuk lejohen nga KFOR-i

    Insajderi
    29 May 2023 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Situatë e qetë paraqitet në Leposaviq.

    Në mesin e protestuesve serbë ishin edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq dhe ish-kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq.

    Ata kërkuan që të hyjnë në objektin e komunës, por nuk u lejuan nga KFOR-i amerikan.

    Një numër i protestuesve janë mbledhur afër objeteve komunale në tri komuna, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Synimi i tyre është që të pengojnë hyrjen e kryetarëve të zgjedhur më 23 prill, në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në veri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark