Nënkryetari i PDK-së paralajmëron fundin e qeverisë Mustafa – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i PDK-së paralajmëron fundin e qeverisë Mustafa

    Insajderi
    08 May 2017 - 23:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka paralajmëruar fundin e koalicionit momental të qeverisjes në Kosovë. Ministri i Punëve të Jashtme ka thënë se “Kosovës i duhet një fillim i ri”.

    Në një intervistë me Klan Kosovën, Hoxhaj nuk e ka mohuar mundësinë që PDK-ja të votojë pro rrëzimit të qeverisë të mërkurën.

    “Ne ende s’kemi një qëndrim se në çfarë forme do të sillemi me mocionin e opozitës”, tha Hoxhaj, duke shtuar se ka “përshtypjen që Isa Mustafa s’ka marrë mbështetje as brenda partisë së tij”.

    Sipas nënkryetarit të parë të PDK-së, mungesa e vendimmarrjes në këtë koalicion qeverisës brenda PDK-së ka krijuar idenë se vendit i duhet një fillim i ri.

    “Duhet ta kemi një start të ri, por si do të duket ai është përtej pikëpamjes time. Të mërkurën në mëngjes do ta kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues, mbledhje që do t’i japë drejtim zhvillimeve të vendit në të ardhmen”, deklaroi ai.

    Mocioni i mosbesimit ndaj koalicionit qeverisës është proceduar për në Kuvendin e Kosovës, për ditën e mërkurë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark