Nënkryetari i Prishtinës: S’e kam menduar që një akademik do ta kapte shtetin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i Prishtinës: S’e kam menduar që një akademik do ta kapte shtetin

    Insajderi
    08 April 2017 - 23:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka thënë se VV-ja kishte lidhur një koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në verën e vitit 2014, pasi nuk e mendonte që kjo parti “do ta kapte shtetin e Kosovës.”

    Anëtari i VV-së, gjatë një interviste me RTV Dukagjinin është shprehur i habitur se si një njeri që është profesor akademik “do të bëhej ortak me PDK-në në kapjen e shtetit”, duke iu referuar kryeministri Isa Mustafa.

    “Nuk e kemi menduar që një person që pretendon se është professor akademik do të bëhej ortak në kapje”, ka thënë Dardan Sejdiu, njofton Insajderi.

    Sejdiu është pyetur edhe nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidat për kryeministër Albin Kurtin, ish-kryetarin e kësaj partie: “Albin Kurti është njëri prej kandidatëve për kryeministër brenda Lëvizjes Vetëvendosje”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark