Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi është ai i cili do ta zërë vendin e Besnik Bislimit në Kuvend të Kosovës.
Kështu ka treguar ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se atë do ta zëvendësojë Çaushi.
Besnik Bislimi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, i cili ka demantuar një lajm të publikuar më herët gjoja se Bislimi ka dhënë dorëheqje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. /Insajderi.com