Nënkryetarja e Prishtinës: Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetarja e Prishtinës: Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë

    Insajderi
    14 June 2022 - 18:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka thënë se Festivali Sunny Hill duhet të mbahet në Prishtinë.

    Reagimi i saj ka ardhur si shkak i zvarritjes së procedurave nga ana e Qeverisë për ta bërë të mundur mbajtjen e festivalit. Organizatorët i kanë njoftuar krerët e shtetit dhe ministrat se nuk do ta mbajnë festivalin në Prishtinë

    Ndërkohë nënkryetarja e komunës së Prishtinë, komunë e cila i ka ndarë tokën prej 17 hektarëve për 99 vite, insiston se lokacioni i festivalit nuk duhet të lëvizet.  

    “Sunny Hill Festival duhet të mbahet në Prishtinë. Shtëpia e Duas është Prishtina. Prishtina e ka hapë zemrën për Duan. Çfarëdo aventure tjetër politike është e papranueshme. #SunnyHillNëPrishtinë”, shkroi ajo në Facebook.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark