Nënkryetarja e Zveçanit: U shkarkova pasi PDK pa fotot e mia me Kurtin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nënkryetarja e Zveçanit: U shkarkova pasi PDK pa fotot e mia me Kurtin

    Insajderi
    07 July 2023 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetarja e Zveçanit, Sladjana Pantoviq, tha se do ta padisë kryetarin Ilir Peci, i cili e shkarkoi sot nga detyra për “tejkalim të kompetencave”.

    Pantoviq thotë se është shkarkuar nga kryetari që vjen prej radhëve të PDK-së, pasi kësaj partie i kanë penguar takimet që ajo ka pasur me Kryeministrin Albin Kurti.

    “PDK ka parë që shkojë disa herë te kryeministri për bisedë dhe dje pas takimit me Kryeministrit, i ka penguar ata kur kanë parë fotografinë dhe kanë menduar se shkova të bëjë diçka kundër Pecit”, thuhet në njoftimin e Pantoviqit.

    Nënkryetarja e shkarkuar ka thënë se Peci nuk mund të krahasohet me të as “intektualisht e as politikisht” dhe se nuk ka folur keq për të te Kurti.

    Pantoviq dje ka publikuar një fotografi nga Kryeministria. Ajo tha se me Kurtin ka folur për projektet dhe investimet në komunën e Zveçanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark