
Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit ishte i pranishëm në firmosjen e dy marrëveshjeve të rëndësishme mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Marrëveshjet janë: Programi për zhvillimin e bursës Fullbright dhe gjithashtu edhe memorandumi i mirëkuptimit për luftimin kundër manipulimit të informacionit, në shtetet e huaja.
“Memorandumi i mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.”
“Memorandum i mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij,” janë dy marrëveshjet e nënshkruara.
Marrëveshjet u firmosën nga sekretari amerikan i shtetit, Blinken dhe ministri i jashtëm Igli Hasani.
I pranishëm gjatë ceremonisë së nënshkrimit ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.