Nënshkruhen pesë marrëveshje në mes të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhen pesë marrëveshje në mes të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë

    Insajderi
    21 December 2021 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë nënshkruar pesë marrëveshje në kuadër të samitit të “Open Balkan” mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

    Marrëveshja e parë e nënshkruar është për një treg të përbashkët dhe të lirë pune mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Kurse marrëveshja e dytë është ngritja e një skeme të përbashkët ndërlidhje elektronike identifikimi për qytetarët në Ballkanin Perëndimor.

    Marrëveshja e tretë ka të bëjë për bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore atë të fitosanitarisë në Ballkanin Perëndimor.

    Dy marrëveshjet tjera janë për njohje e ndërsjellë të Operatorit ekonomik për Siguri ndërmjet vendeve respektive.

    Kujtojmë se takimi i fundit në kuadër të nismës “Open Balkan” u mbajt më 4 nëntor në Beograd, ku liderët konfirmuan edhe njëherë premtimin se nuk do të ketë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se ata do të mund të lëvizin lirisht në të tre vendet.

    Ndërkohë, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj nisme, edhe pas thirrjeve për bashkëpunim. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark