Nënshkruhet marrëveshja e shoqatave të producentëve, Kosovë dhe Maqedoni në Festivalin e Kanës - Insajderi
×
Kulturë

Nënshkruhet marrëveshja e shoqatave të producentëve, Kosovë dhe Maqedoni në Festivalin e Kanës

Insajderi
21 May 2017 - 15:41
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes Shoqatës së Producentëve të Filmit të Maqedonisë (MZFP) dhe Shoqatës së Producentëve të Kosovës që do të shërbej në zhvillimin e marrëdhënieve dhe mbështetjen në fushën e industrisë së filmit, përcjell KultPlus.

Ky partneritet afatgjatë ka për objektiv të përgjithshëm promovimin e industrisë së filmit dhe zhvillimin e kinematografisë së dy shteteve.

Maqedonia së fundmi është anëtarësuar në Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Producentëve të Filmit (FIAPF) dhe gjithashtu do të ndihmoj Kosovën në rrugën për anëtarësim në FIAPF.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga përfaqësuesi i MZFP – Dimitar Nikolov dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Producentëve të Kosovës – Fatmir Spahiu, të cilët ishin jashtëzakonisht entuziast për nënshkrimin e Memorandumit për zhvillimin e industrisë së filmit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark