Nënshkruhet marrëveshja për 4000 banesat e premtuara nga Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Nënshkruhet marrëveshja për 4000 banesat e premtuara nga Kurti

    Insajderi
    16 February 2022 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë fushtës zgjedhore kryeministri i vendit Albin Kuri i kishte premtuar 4000 banesa për çiftet e reja të cilët do të mund të blihen me këste të ulëta, shkruan Insajderi.

    Ndërkaq, ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë ditës së sotme ka thënë se premtimi për banim të përballueshëm po realizohet.

    “Bashkë me drejtorin rajonal të IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, z. Ary Naïm, nënshkruam  marrëveshjen e bashkëpunimit për studimin e fizibilitetit për projektin e banimit të përballueshëm”, ka shkruar Aliu në Facebook.

    “Studimi i fizibilitetit është hapi i parë i punës për rritjen e mundësive për banim të përballueshëm për ndërtimin e 4,000 njësive banimi moderne me çmime të përballueshme, të ndërtuara në mënyrë të qëndrueshme, duke kontribuar kështu në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë”.

    Sipas tij, “qëllimi ynë është që të adresojmë një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë, që është banimi i përballueshëm”.

    Ai ka theksuar se pasja e banesave cilësore me çmime të përballueshme jo vetëm që do të përmirësojë cilësinë e jetës së tyre, “por gjithashtu do të ndihmojë në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme në Republikën e Kosovës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark