×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e më shumë se 200 shtëpive në katër komunat veriore

    Insajderi
    12 August 2024 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje për ndërtimin e mbi 200 shtëpive në katër komunat veriore të Kosovës.

    Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me kreun e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastratin.

    Në një postim në Facebook, Krasniqi tha: “Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, në kuadër të bashkëpunimit për sigurimin e një banimi të qëndrueshëm, do të ndihmojnë në ndërtimin e mbi 200 shtëpive për banorët e komunave veriore. Ky projekt do t’u ofrojë familjeve mundësinë për të realizuar ëndrrën e tyre për të jetuar në tokat e tyre.”

    Sipas Krasniqit, “Më shumë se 100 shtëpi do të financohen nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe mbi 100 nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, duke markuar një fillim të ri për këto familje.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark