Nënshkruhet marrëveshje e re në mes të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënshkruhet marrëveshje e re në mes të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë

    Insajderi
    30 June 2016 - 17:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës me atë të Shqipërisë, të enjten kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, për organizimin e shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri gjatë sezonit veror.

    Memorandumin është nënshkruar në Prizren në mes Shpend Maxhunit, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës dhe Haki Çakos, drejtori i Policisë së Shtetit të Shqipërisë.

    “Qëllimi i këtij memorandumi është vendosja e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Ky memorandum mbulon periudhën prej datës 1 korrik 2016 deri me 31 gusht 2016. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark