Nëntë ditë të zisë kombëtare për vdekjen e Castros në Kubë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nëntë ditë të zisë kombëtare për vdekjen e Castros në Kubë

    Insajderi
    27 November 2016 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kubë po mbahen nëntë ditë të zisë kombëtare për vdekjen e ish-liderit revolucionar të Kubës, Fidel Castro, i cili ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

    Shpallja e vdekjes së tij u bë dje nga presidenti i Kubës, Raul Castro, i cili është i vëllai i Castros së ndjerë.

    Flamujt janë vendosur në gjysmë shtize në ndërtesat qeveritare, ndërsa shfaqjet e ndryshme dhe koncertet janë anuluar, në nderim të Fidel Castros, i cili për afro gjysmë shekulli e ka udhëhequr regjimin komunist në Kubë.

    Për ditët e ardhshme planifikohen tubime masive në nderim të Castros, ndërsa kufoma e tij është djegur në një kremator gjatë ceremonisë private në kryeqytetin Havanë.

    Urna me hirin e tij do të dërgohet në qytetin lindor Santiago më 4 dhjetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark