Nëntë nga kompanitë më të mëdha të peshkimit në botë, nga Evropa, SHBA-të dhe Azia, kanë nënshkruar për të mbrojtur oqeanet e botës.
Këto kompani janë zotuar që do të ndihmojnë në ndalimin e aktiviteteve të paligjshme, duke përfshirë punën e skllevërve dhe parandalimin e mbi-peshkimit.
Iniciativa do të prezantohet të premten, si pjesë e Konferencës së Oqeanit të OKB-së këtë javë në New York. Kjo është konferenca e parë e këtij lloji në të cilën shtetet anëtare po diskutojnë se si të përmbushin qëllimin e zhvillimit të qëndrueshëm për shëndetin e oqeanit.
Qëllimi nr 14 i regjistrit kërkon që vendet “të ruajnë dhe përdorin në mënyrë të qëndrueshme oqeanet, detet dhe burimet detare”. Megjithatë, pak punë është bërë për të caktuar angazhime konkrete për përmbushjen e këtij objektivi, shkruan The Guardian.
OKB shpreson që vendet, kompanitë dhe organizatat do të përcaktojnë plane vullnetare këtë javë për të punuar në çështje të tilla si ndotja, mbi-peshkimi, shkatërrimi i vendbanimeve bregdetare dhe acidifikimi.
Biznesi i Ushqimit të Detit për Detyrën e Oqeanit (SeaBOS), mbështetur nga Qendra e Përballimit të Stokholmit, shënon herën e parë që kompanitë nga Azia, Evropa dhe SHBA kanë ardhur së bashku duke synuar t’i japin fund zakoneve të paqëndrueshme.
Megjithëse industria e peshkimit është shumë e fragmentuar me miliona anije të vogla dhe peshkatarë, rreth 11 deri 16% të peshkimit global shkon në vetëm 13 kompani, të cilat mendohet që kontrollojnë rreth 40% të specieve më të vlefshme dhe të mëdha të peshqve.
Nëntë kompanitë e peshkimit, që kanë nënshkruar në SeaBOS, kanë të ardhura vjetore prej rreth 30 miliardë dollarësh, që përbëjnë më shumë se një të tretën e kompanive më të njohura të prodhimeve të detit.
Ato premtuan të eliminonin nga furnizimi i tyre çdo peshk që mund të kishte ardhur nga pirateria apo burime të tjera ilegale.
Gjysma e peshkimit në botë mendohet të përfshijë peshkim “të zi” ose të paligjshëm, ku anijet shkelin në ujërat e tjera kombëtare, përdorin pajisje të paligjshme, kapin më shumë se kuotat e tyre apo kanë objektiv specie të rrezikuara ose peshq për të cilën nuk ekziston kuota. /Insajderi.com