Nëntë persona kanë vdekur në vendin e punës vitin e kaluar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëntë persona kanë vdekur në vendin e punës vitin e kaluar

    Insajderi
    28 April 2016 - 11:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë vitit 2015 në Kosovë kanë vdekur nëntë punëtorë në vendin e punës, ndërsa 45 punëtorë janë lënduar si pasojë e aksidenteve në vendin e punës dhe kushteve jo të mira të punës

    Këto të dhëna, u bënë publike sot në një konferencë të organizuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës, në shënim të Ditës Ndërkombëtare për të Vdekurit në vendin e tyre të punës.

    Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës në Kosovë, Basri Ibrahimi, tha se në Kosovë ende nuk ka një opinion të gjallë në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë. Ai konsideroi, se siguria dhe shëndeti në punë është më i rëndësishëm se sa ligji i punës, njofton televizioni publik

    Zëvendës inspektori Agim Millaku, tha se numri i aksidenteve në vendin e punës në Kosovë po pëson rënie çdo vit. Ai, shtoi se sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në çdo 15 sekonda në botë humb jetën një punëtorë në vendin e tij të punës.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark