Nëntë persona janë plagosur nga të shtënat në një qendër tregtare në kryeqytetin izraelit, Tel Aviv, tha policia izraelite.
Të paktën dy persona thuhet të jenë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetë, njofton BBC.
Sulmi ndodhi në lagjen Sarona, një zonë në qendër të qytetit në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit dhe selisë kryesore të ushtrisë.
Ende asgjë nuk është bërë e ditur rreth sulmuesve, por mediat izraelite po raportojnë se dy persona të armatosur kanë kryer sulmin, njëri prej të cilëve është qëlluar. /Insajderi.com