'Nëntë persona u bën për spital' - Arrestohet personi që hodhi sprej në restorantin e Hib Petrol - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    ‘Nëntë persona u bën për spital’ – Arrestohet personi që hodhi sprej në restorantin e Hib Petrol

    Insajderi
    06 January 2023 - 16:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar personi që dyshohet se ka hedhur sprej në restorantin e Hib Petrol në Gjilan. Nëntë persona kanë marrë trajtim mjekësor pasi duke qëndruar në restorant spreji u kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur mesnatën e së enjtes 00:52, në Gjilan.

    Tutje në raportin 24 orësh bëhet e ditur se viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

    “Trajtim mjekësorë kanë kërkuar nëntë  viktimat meshkuj kosovarë pasi që në lokalin në të cilin ishin duke qëndruar, ka filluar të ndjehet një aromë e cila u kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësorë janë liruar”, thuhet në raport.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar dje gjatë ditës për rasti. Zeqir Janova, menaxher i pikave të Hib Petrol kishte sqaruar videon e publikuar brenda restorantit të Hib Petrol në Gjilan ku shihen disa klient duke u larguar të tmerruar.

    Ai thotë se krejt kjo situatë ka ardhur pasi një klient ka hedhur sprej të syve brenda objektit.

    “Ka qenë një sprej për sy. Një klient e ka hedhur”, tha Janova për Gazetën Insajderi.

    Lidhur me rastin është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka hedhur sprej në lokal.

    Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark