Nëntë persona kanë vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëvet të fundit në Maqedoninë e Veriut si dhe janë shënuar 344 raste të reja me këtë virus.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të shëruar 339 persona, duke e çuar kështu numrin e të shëruarve në 180,791.
Ndërsa numri total i të prekurve ka arritur në 194,575 raste, të vdekur janë 6,817 persona, kurse raste aktive janë 6,967.