Nëntë zyrtarët që u suspenduan për vdekjen e policit Lirim Haxholli, do të ndiqen penalisht për moslajmërim të veprës penale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Nëntë zyrtarët që u suspenduan për vdekjen e policit Lirim Haxholli, do të ndiqen penalisht për moslajmërim të veprës penale

    Insajderi
    20 February 2022 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse natën tragjike kur aksidentalisht humbi jetën zyrtari policor Lirim Haxholli, u vendos që zyrtarët policorë që nuk kishin përdorë armën të trajtoheshin vetëm si dëshmitarë, tashmë statusi i tyre ka ndryshuar.

    Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë njoftuar se Prokurorja e çështjes Besa Limani ka vendosur që 9 zyrtarët policorë t’i marrë në cilësi të dyshuarit për veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

    Kodi Penal i Republikës së Kosovës parasheh dënim për të gjithë ata që nuk i lajmërojnë rastet, për të cilat kryerësit e tyre duhet të përgjigjen para ligjit.

    Vepra penale: “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” qartëson se: “Kushdo që është në dijeni për identitetin e kryesit të një apo më shumë prej veprave penale në vijim dhe nuk e lajmëron faktin e tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”.

    Lidhur me këtë rast është arrestuar Fatlum Mehmeti, i cili dyshohet se ka kryerë vrasjen aksidentale dhe 6 zyrtarë të tjerë.

    Varrimi i Haxhollit do të bëhet sot në lagjen Arbëria në orën 15:00./Sinjali/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark