Nëntogerja e FSK-së, gruaja e parë që përfundon trajnimin “Ranger School” në ShBA - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëntogerja e FSK-së, gruaja e parë që përfundon trajnimin “Ranger School” në ShBA

    Insajderi
    30 June 2025 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nëntogerja Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses  trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë gruaja e parë ndërkombëtare që ka diplomuar ndonjëherë në Ranger School të SHBA.

    Ranger School është një nga trajnimet më të vështira dhe prestigjioze të ushtrisë amerikane, që synon zhvillimin e lidershipit dhe aftësive taktike të oficerëve në nivelin e njësive të vogla. Ky kurs sfidon pjesëmarrësit në aspektin fizik, mendor dhe emocional përmes stërvitjes intensive në tri faza: Darby, Mountain dhe Swamp”, thuhet në njoftimin e FSK’së, shkruan Insajderi.

    Siç njofton FSK-ja, kanditatët përgatiten për të udhëhequr operacione komplekse në terrene dhe kushte të ndryshme taktike, duke përfshirë misione pritëse, patrullime të gjata dhe planifikim të detajuar në nivel togu. Stërvitja kryhet me mbështetje minimale logjistike, me mungesë gjumi, ngarkesë të vazhdueshme fizike dhe presion psikologjik të lartë — me qëllim të zhvillimit të qëndrueshmërisë dhe vendimmarrjes nën stres.

    Trajnimi realizohet në standarde të barabarta për të dyja gjinitë, ku të gjithë pjesëmarrësit, pa përjashtim, përballen me të njëjtat kritere dhe sfida.

    Sipas FSK’së, nga 148 pjesëmarrës që përfunduan me sukses kursin, vetëm 3 ishin femra. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark