Nervozohet babai prizrenas, e then veturën e vajzës së tij me shufër metalike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nervozohet babai prizrenas, e then veturën e vajzës së tij me shufër metalike

    Insajderi
    23 January 2022 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Raste e dhunës në familje nuk kanë të ndalur.

    Edhe një tjetër rast është raportuar sot nga ana e Policisë së Kosovës ku thuhet se është arrestuar i dyshuari mashkull nga Prizreni, pasi i njëjti kishte tentuar që me një shufër metalike ta godiste vajzën e tij, përcjellë Insajderi.

    Sipas policisë, i dyshuari po ashtu  kishte dëmtuar veturën viktimës duke e goditur me shufër metalike.

    Më pas, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte tentuar që me një shufër metalike ta godiste viktimën femër kosovare (vajzën e tij) . Më pas i dyshuari i kishte dëmtuar veturën viktimës duke e goditur me shufër metalike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e Policisë./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark