Nervozohet Gucati me përkthimin në Hagë: Gjuhën shqipe e di shumë mirë sepse babë dhe nënë i kam shqiptarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nervozohet Gucati me përkthimin në Hagë: Gjuhën shqipe e di shumë mirë sepse babë dhe nënë i kam shqiptarë

    Insajderi
    07 December 2021 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hysni Gucati është duke e vazhduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

    Teksa u pyet se a ka parë emra të dëshmitareve shqiptar në dokumentet e Speciales, Gucati tha se jo nuk ka parë.

    Por një gjë e tillë nuk është kuptuar nga prokurorja e rastit.

    Ajo ka vazhduar që të insistojë me kë të pyetje për Gucatin.

    Ai i ka sugjeruar që të marrin një njohës të gjuhës shqipe që t’ua sqarojë fjalitë.

    “Jo shqiptar, se duhet me thënë po shqiptar i bie që po. Kjo është fjala dhe teksti në gjuhën shqipe. Jo shqiptar. Nëse them po shqiptar i bien që po është e vërtetë. Por unë po thom jo shqiptar. Ju lutem, mos ma ngatërroni se gjuhën shqipe të paktën e di shumë mirë sepse babë edhe nënë i kam shqiptar. Kam lind shqiptar. Jam shqiptar. Thirreni një gjuhëtar të gjuhës shqipe dhe mundet që këtë fjalinë time t’ua shpjegojë shumë mirë”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark