Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është marrur sërish me një objekt në Ulpianë, për të cilin po thotë se shteti po ia bllokon kthimin në pronë publike.
Sipas tij, tashmë një vit nuk është lejuar kthimi i objektit në fjalë në pronësi të Ministrisë së Bujqësisë.
Në fund, ministri i Bujqësisë shtroi një pyetje: “Shtrohet pyetja logjike: kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë…?
“Bëhet fjalë për objektin në Ulpianë, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt ka patur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit. Nuk ka ligj që nuk është shkelur në këtë rast”, shkruan tutje ai.
Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:
🙅♂️Sistemi i drejtësisë, ia bllokon shtetit kthimin e pronës publike!
🗓Nesër mbushen 365 ditë nga bllokimi I ekzekutimit të vendimit të Ministrit të Bujqësisë për rikthimin e pronës në Ulpianë. Gjykata u tregua “efikase” dhe shume azhure duke marrë vendim për masë të përkohshme brenda 24 orëve, ndërsa pas 365 ditësh akoma nuk ka epilog për vendimin e ligjshëm të Ministrit.
🤔Shtrohet pyetja logjike: kujt po i shërbejnë institucionet e drejtësisë…?
🤦11 tetori i vitit 2022, ka qenë dita kur së pari, publikisht, kam alarmuar organet e drejtësisë për abuzimin e ndodhur në zemër të Prishtinës, para syve të institucioneve lokale e qëndrore, përmes uzurpimeve dhe tjetërsimit të pronës shtetërore.
🤷♂️Bëhet fjalë për objektin në Ulpianë, pronar (titullar) i së cilit është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Në këtë objekt ka patur përveç se uzurpime edhe tejkalime të tipit të objekteve të banimit e lokaleve afariste, të cilat kanë paguar dhe vazhdojnë t’ua paguajnë mijëra euro qira palëve të treta e jo titullarit.
🙉Nuk ka ligj që nuk është shkelur në këtë rast!
🙈E theksoj se shtimi/ndërtimi dhe zgjërimi i këtij objekti është realizuar pa përfshirë elementet bazike sic janë:
🙊E drejta pronësore dhe juridike;
😵💫Pajisja me leje ndërtimi, (pa aplikim të titullarit);
🤷♂️Renovimi apo anekse të ndërtimit pa aprovimin e titullarit të pronës;
🤷♀️Është mundësuar ndërtimi i vrazhdë; sic është ndërtimi i anekseve pa aprovimin dhe posedimin e çertifikatës së pronësisë;
🤦♀️Si dhe pa kopjen e planit të projektit që duhet dorëzuar në drejtoritë e urbanizmit nga titullari i pronës!
✍️Me datë 21.08.2023, kam nënshkruar vendimin për lirim të pronës publike të uzurpuar, ndaj të cilit vendim Gjykata në kohë rekord ka vendosur masë të përkohshme me datë 22.08.2023!
⏰️Nesër mbushen 365 ditë nga mos-veprimi i institucioneve të drejtësisë karshi kësaj cështjeje të mbetur pezull, ndërsa angazhimi i përditshëm dhe shfrytëzimi i uzurpuesve të kësaj prone, vazhdon…
😉Megjithate, herët apo vonë sistemi i drejtësisë e meritokracia do të triumfojnë sikurse ka triumfuar këtë mandat Ministria e Bujqësisë!