Nervozohet Thaçi për reduktimet në Kosovë "Na morët në qafë o burra!" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nervozohet Thaçi për reduktimet në Kosovë “Na morët në qafë o burra!”

    Insajderi
    23 December 2021 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-drejtori i KEK-ut, Njazi Thaçi ka reaguar pas krizës energjitike që ka kapluar Kosovën, ku i gjithë vendi po përballet me reduktime të rrymës.

    Thaçi përmes një shkrimi në Facebook tha se ‘KEK-u nuk mbahet pesionista të dështuar’.

    Sipas tij, në KEK, drejtorat shesin autoritet tek punëtorët, ndërsa gjunjëzohen para pushtetarëve.

    “Nuk mbahet KEK me pensionista te deshtuar. Me drejtora qe shesin autoritet tek punetoret e gjujnezohen para pushtetareve. Me servila qe i jane zvarritur secilit politikan e parti politike qe ka qene ne pushtet. KEK ka shume eksperta te zot e puntore te vyshem, vetem duhet me i perkrah dhe me ju dha motive. Na moret ne qafe o burra!”, shkroi Thaçi.

    Njazi Thaçi u shkarkua në prill të vitit të kaluar nga Bord i Përkohshëm të KEK-ut të emëruar nga kryeministri Albin Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark