Nervozohet Vuçiqi pasi Kurti emëroi një ministër serb, e quan terrorist – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nervozohet Vuçiqi pasi Kurti emëroi një ministër serb, e quan terrorist

    Insajderi
    01 December 2022 - 20:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Nenad Rashiqin, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

    Kurti e uroi Rashiqin për detyrën dhe përgjegjësitë e reja institucionale në Republikën e Kosovës.

    “Ajo që bëri terroristi Albin Kurti duhej të kishte marrë dënimin e merituar të Bashkimit Evropian, por sigurisht që nuk e bëri”, ka thënë Vuçiq, shkruan Kossev, transmeton Gazeta Insajderi.

    “Ti terrorist llum, të kesh kujdes që të mos e lëndosh ndonjë serb me zgjedhjet që bën, sepse serbët dhe shteti serb do të dinë se si të përgjigjen. Dhe ty Evropë, turp të qoftë”, ka thënë ai.

    Sipas Vuçiqit, me këtë vendim, Kurti ka shkelur jo vetëm Marrëveshjen e Brukselit, por edhe ligjin ndërkombëar. Ai ka thënë se Kurti ka zgjedhur “llumat më të këqinj serbë”.

    “Më të këqijtë, s’ka më të këqij se Rashiqi dhe Trajkoviqi. Ata nuk e kanë besimin e askujt në Kosovë, por e kanë besimin e terroristit llum Albin Kurtit dhe besimin e agjencive ndërkombëtarë që i kanë vendosur në ato pozita, duke menduar ta shkatërrojnë Serbinë dhe ta frikësojnë atë”, ka thënë ai.

    Ndryshe, vendim i Albin Kurtit ka ardhur pasi Goran Rakiq i cili e mbante këtë post tha dorëheqje si shenjë proteste ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për shqiptimin e gjobave ndaj shoferëve me targa të lëshuara nga institucionet e Serbisë.

    Rakiq dha dorëheqje së bashku me bashkëpartiakë të tjerë të Listës Serbe.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark