"Nëse Albin Kurti i ka lexu 100 libra - Dardan Molliqajt ia ka jep 20 me i lexu" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi

    “Nëse Albin Kurti i ka lexu 100 libra – Dardan Molliqajt ia ka jep 20 me i lexu”

    Insajderi
    15 February 2022 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Opinionisti politik, Valon Syla ka komentuar veprimet e Partisë Socialdemokrate karshi kundërshtimit që po i bëjnë Qeverisë Kurti me aksione e protesta të herëpashershme.

    Syla në intervistë për Gazetën Insajderin është shprehur që PSD është veç altoparlant i Vetëvendosjes së Albin Kurtit. Përmend aksionet e këtyre të fundit ndaj vendimit për rritjen e tarifës për energji elektrike.

    “Në atë që shihet PSD-ja është një altoparlant i VV-së, pra PSD-ja e ka një kauzë që të jetë kundër Albin Kurtit përndryshe VV ta marrë ajo, pra nëse e shikojmë çështjen që e kanë me KEDS me energji elektrike, p.sh rritja e çmimeve mesazhi i PSD-së nuk është që rritja e çmimeve është gabim i Albin Kurtit por thotë privatizimi e ka shkatu, rritjen ekonomike që është rren, kopall – nëse e shikojmë PSD-në në format e protestave në vrullin e mesazhit që i prek të gjithë qytetarët në shtrenjtimin e energjisë së faturave, që na i qon KEDS-i është e vërtetë por ato janë fatura që i përcakton çmimi shteti e jo KEDS-i dhe tash nëse secili na vjen rryma për 99% më shtrenjtë e dikujna i vjen veç 2% më shtrenjtë se nuk ka harxhim se këtu është një problem tjetër që njerëzit e pasur nuk zijnë në shpi, hajnë jashtë”, ka thënë Syla për Insajderin.

    Sipas Sylës pretendimet e PSD-së që po mbrojnë shtresën e varfër të shtetit nuk qëndrojnë. Thekson se si VV ashtu edhe PSD në thelb janë demagoge.

    “…njerëzit e pasur punojnë 8 orë në ditë, minimumi rrijnë në zyre, nuk harxhon ai rrymë nuk qet pite gruaja e tij, nuk i ka 7-8 anëtarë me harxhu rrymë, kush harxhon rrymë këtu, harxhon fukaraja se ai han bukë gjithë ditën, totalisht një jo-seriozitet i PSD-së kur kapet me VV-në se të dytë janë demagog”, është shprehur ai.

    Syla ka ironizuar me Molliqajn duke e krahasuar atë me Kurtin.

    “Nëse Albin Kurti i ka lexu 100 libra, Dardan Molliqajt ja ka jep 20 me i lexu, qetu është dallim edhe ato libra janë për Lenjinin dhe disa filma të Shqipërisë që i kanë këqyrë kështu për me u indoktrionu më shumë bardh e zi. PSD është veç një mllef momental të cilin e kryen, i ka aksionet atraktive janë aty nja 4-5 vetë që me të vërtetë mund të bëjnë të ardhmen por qetu i pamë me parulla, tu marrë me do sene ideoligjike-komuniste”, tha Syla.

    Ai potencon se mënyra e të protestuarit të PSD duhet të ndryshojë.

    “Po dalin nga opozitarizmi perime, nëse Albin Kurti e ka gjuajt Policinë me gurë, opozita e sotme do të duhej policisë t’i jap sendviqa e qaj të nxehtë për me bë dallimin, se gjuaj Albini Policinë e gjuaj opozita policinë unë mendoj që në fund kopja gjithë e pëson, pra gjithë votuesi e zgjedh një origjinal”, ka deklaruar gazetari Syla.

    Duke e cilësuar PSD si kopje të Vetëvendosjes Syla parashikon dështimin e saj.

    “A dul Ramushi në zgjedhjet e fundit thanë 100% taksë, 100% koalicion 5.4% rënë, gati veç që s’ranë prej pragu. Është totalisht kopje, e kopja nuk e përballon elektoratin këtu duhet të zhvillohen partitë e djathta e ta ri-gjejnë vetën të majta kemi boll”.

    Syla ka thumbuar edhe për pjesën e “socialdemokratit”. Shtoi se PSD e VV janë veç refelksion i një edukimi të keq.

    “..tri parti socialdemokrate i kemi dikun mi 400 veta i kemi asistentë të ndihma sociale edhe këtu hale thonë se nuk është boll Kosova socialiste, hale duhet me u bë që me u ndreq, po këtu është një absurd i madh edhe i pa vërtetë edhe me gjasë problem i edukimit që më shumë prodhon njerëz të këtij lloji që presin që shteti të ia gjejë punën, e banesën, të hynë në punë shtetit se është më mirë e kështu me radhë sesa që të krijojnë diçka vet dhe në fund kemi parë që ky sistem ka kriju parazitë dhe PSD dhe VV janë veç ndoshta refleksion i një edukimi të keq dhe një sistemi dështum në Jugosllav që po mundohen me u rigjetë në tregun e lirë”, ka thënë ai për Insajderin.

    Intervista e plotë me gazetarin Valon Syla:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark