Nëse dëshironi të mbroheni nga ftohja, filloni të praktikoni një zakon - Insajderi
×
LifeStyle

Nëse dëshironi të mbroheni nga ftohja, filloni të praktikoni një zakon

Insajderi
10 October 2024 - 12:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Arritja e vjeshtës shpesh sjell teshtitje dhe kollë, por nuk është e pashmangshme. Sëmundjet e frymëmarrjes, si ftohja dhe gripi, ndodhin më shpesh nga fundi i verës deri në fillim të pranverës, si dhe është i mundur infeksioni me viruse të ndryshme.

Edhe nëse jemi të shëndetshëm, është e rëndësishme të marrim masa për të mbrojtur veten dhe të tjerët, veçanërisht ato grupe më të rrezikuara si foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me imunitet të dobësuar.

“Është e rëndësishme të mbrohen njerëzit që janë më të ndjeshëm dhe më të prekshëm se të tjerët”, thekson doktoresha Janice Cristobal për Parade.

Sipas mjekëve, zakoni më i rëndësishëm për të shmangur sëmundjet këtë vjeshtë është larja e rregullt e duarve, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Mjeku Bryan Cochran thekson: “Zakoni më i rëndësishëm që mund të adoptoni këtë vjeshtë dhe gjatë gjithë vitit, është higjiena e duarve.” Ai rekomandon larjen e duarve përpara se të hani, prekni hundën ose sytë dhe pasi të ktheheni nga hapësirat publike.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), higjiena e duhur e duarve parandalon përhapjen e shumë sëmundjeve. CDC rekomandon larjen e duarve me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda. Nëse nuk kemi akses në sapun dhe ujë për momentin, një dezinfektues duarsh që përmban të paktën 60 për qind alkool mund të ndihmojë gjithashtu, transmeton Klankosova.tv.

Kjo masë e thjeshtë mund të zvogëlojë ndjeshëm rrezikun e infeksionit dhe të na ndihmojë të qëndrojmë të shëndetshëm gjatë sezonit të ftohjes dhe gripit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark