“Nëse do të ketë luftë në Kosovë, i pari do të shkojë”- deklaratë skandaloze e anëtarit të partisë së Daçiqit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse do të ketë luftë në Kosovë, i pari do të shkojë”- deklaratë skandaloze e anëtarit të partisë së Daçiqit

    Insajderi
    30 January 2024 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari i Partisë Socialiste të Serbisë, Dushan Bajatoviq, kryetar i së cilës është Ivica Daçiq, ka dhënë një deklaratë skandaloze në një podcast.

    Ai, siç e citon të ketë thënë mediumi boshnjak ‘Oslobodenje’, ka thënë se po të bëhej lufta në Kosovë, ai do të jetë i pari që do të merrte pjesë, përcjell Gazeta Insajderi.

    Ai shtoi se veçse kishte qenë komandant ushtarak dhe se ka marrë pjesë në luftën në Kosovë, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Vukovar të Kroacisë.

    “A duam të hyjmë në luftë për Kosovën? Epo, nëse duhet, nuk do të thotë se duhet ta nxisim, padyshim që do të nxitet nga Kurti, nga disa amerikanë. Duhet ta kemi parasysh, unë do të jem i pari që do të aplikoj”, ka deklaruar ai. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark