Djali i legjendës së futbollit, Michael Owen u sëmur me sëmundjen e Stargardt në moshën 8-vjeçare. Një sëmundje e pashërueshme që prek shikimin, ndërsa James u verbua kur ishte vetëm 17 vjeç.
Ish-sulmuesi më i mirë anglez bëhet emocional kur flet për rastin. “Ai do të thotë gjithçka për mua. Nëse do të mund t’i jepja sytë, do t’i jepja atij”, deklaroi Owen për Daily Mail.
Diagnoza e djalit të tij fillimisht ishte e vështirë – ai madje u rrënua pasi mësoi për efektet e sëmundjes. Adoleshenti nuk do të jetë kurrë në gjendje të drejtojë një makinë.
“Ai nuk mund të flasë me gjyshin e tij dhe mua në kafene për lojërat e futbollit në TV”.
“Është diçka me të cilën ai duhet të jetojë dhe të përshtatet”, tregon Owen.
Ekipi babë-bir dëshiron të inkurajojë të sëmurët e tjerë – duke bërë një dokumentar që quhet “Futbolli është për të gjithë”, i cili do të transmetohet në janar.
James është mirënjohës për mbështetjen e madhe të babait të tij. Kjo e ndihmoi atë “të shihte gjithçka me më shumë pozitivitet”.
“Gjithmonë mërzitesha kur kthehesha nga shkolla, sepse nuk isha në gjendje të bëja të njëjtat gjëra që bënin fëmijët e tjerë. Dhe disa njerëzve u pëlqente të talleshin me mua”.
“Unë atëherë isha një person krejtësisht tjetër. Tani e shoh gjithçka shumë më pozitivisht. Kjo është për shkak të babait tim”, tregon James.