Njësiti i hetimeve të stacionit të Lipjanit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në pamjet e bashkëngjitura.
I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Vjedhje, që ka ndodhur në maj të vitit 2024, në Lipjan.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.