Policia ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen e një personi .
Ai po kërkohet për shpërdorim të pasurisë së huaj.
Komunikata e policisë:
Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar
Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi.
I dyshuar kërkohet për veprën Shpërdorimin e pasurisë së huaj.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.