Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për ngacmim – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nëse e shihni këtë person lajmërojeni policinë, dyshohet për ngacmim

    Insajderi
    31 March 2023 - 15:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime për kërkimin e një personi lidhur me veprën penale “Ngacmim”, i cili rast ka ndodhur më 21.01.2023, në Prizren.

    Sipas një njoftimi për media, sektori i hetimeve pas marrjes së rastit për hetim ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë të instaluara pranë vendit të ngjarjes ku i dyshuari shihet në filmim.

    “Pamjet nga kamerat e sigurisë nuk janë shumë cilësore, ndaj edhe pas përpjekjeve të bëra nuk kemi mundur të identifikojmë ende kryesin e kësaj vepre. Me qëllimin që të zbulohet sa më parë vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  ‘Autorizim’ për publikimin e fotografive të marra nga kamerat e sigurisë”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu në njoftim kërkohet bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve që nëse kanë ndonjë informatë, apo diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë, apo edhe në nr.192.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark