Nëse e shihni këtë person, lajmëroni Policinë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse e shihni këtë person, lajmëroni Policinë e Kosovës

    Insajderi
    12 August 2025 - 12:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia, përmes Drejtorisë së Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe me autorizim nga Prokuroria Themelore në Gjilan, ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët dhe mediat në lokalizimin dhe arrestimin e një qytetari.

    Driton Sokoli nga Vushtrria po kërkohet nga Policia e Kosovës për shkak të dyshimeve për mashtrim.

    Ai dyshohet për veprat penale të mashtrimit, hyrjes së paautorizuar kompjuterike, si dhe vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve.

    Është publikuar fotografia e të dyshuarit, dhe qytetarët që disponojnë informacione mund të kontaktojnë Policinë përmes stacioneve policore, aplikacionit “Lajmëro Policinë”, në emailin [email protected] ose në numrat 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark