“Nëse e shihni, mos iu afroni,” policia angleze në kërkim të 39-vjeçarit shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Nëse e shihni, mos iu afroni,” policia angleze në kërkim të 39-vjeçarit shqiptar

    Insajderi
    21 July 2022 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritet angleze kanë shpallur në kërkim një shqiptar 39 vjeçar. Raportohet se ai po kërkohet nga policia angleze e cila ka publikuar edhe foton e tij pasi akuzohet për një sulm të rëndë. Bëhet fjalë për Jeudevnik Selim Ahmati, 39 vjeç, i cili të dielën ka sulmuar një burrë rreth të 30-tave në zonën Pier Road, Erith.

    I riu, me origjinë nga Shqipëria dhe përshkruhet si person me trup mesatar me theks europianolindor. Sipas asaj që raportohet, dihet që shqiptari frekuenton rregullisht dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenwich.

    “Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet t’i afroheni, përkundrazi duhet të telefononi menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter-it, ”thuhet në njoftimin e publikuar nga policia angleze.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark