"Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua" - flet babai i të dyshuarit për vrasjen e Liridonës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua” – flet babai i të dyshuarit për vrasjen e Liridonës

    Insajderi
    05 December 2023 - 14:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Babai i dorasit në vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plavës, ka thënë se djali i tij është i vdekur për të.

    Ai ka treguar se Graniti jetonte vetëm me gruan dhe fëmijët e tij, ndërsa ai vetë në Kroaci dhe se kishte dy ditë që kishte ardhur në Kosovë.

    “Është shumë e vështirë për tri shtëpitë. Nuk po mundem as me paramendu. Nuk mund ta besoj që djali im e ka bërë këtë. I them hetuesisë ta çojnë deri në fund, si ka ardhur deri te kjo, kush ka qenë iniciator. Me marrë dënimin e merituar”, tha ai.

    “Kurrë se kisha menduar që e bënë atë punë. Nëse Graniti e ka bo këtë rast le ta merr dënimin e merituar”, tha babai i dorasit.

    “Gruaja e tij është e tronditur, nuk po mundet me besu. Nuk e kam takuar. Nuk du me shku me taku, du mu qetësu, nuk jam në gjendje me taku”, tha ai për Indeksonline.

    “Nëse Graniti e ka bërë këtë vepër, është i vdekur për mua, është i vdekur për jetë”, tha babai i dorasit.

    Ai gjithashtu i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark