Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse i shihni këta dy persona, lajmërojeni menjëherë policinë

    Insajderi
    03 April 2025 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Klodian Qoklin dhe Shkëlqim Xhihajën, shtetas të Shqipërisë, të dyshuar për kultivim dhe shitblerje të narkotikëve.

    Policia ka kërkuar nga qytetarët të bashkëpunojnë në identifikimin e dy të dyshuarve, të cilët janë në arrati.

    “Me autorizim të prokurorit të Shtetit  dhe numër rasti në Polici shpallen në kërkim nga Policia e Kosovës, duke publikuar fotot dhe të dhënat e personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se të njëjtit duke bashkëpunuar dhe duke bashkëvepruar kanë kryer  veprën penale ‘kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ nga neni 272 paragrafi 1, lidhur me nenin 77 dhe nenin 275 par.1 nen par. 1.1 dhe 1.9 të KPRK-së dhe veprën penale ‘blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’,  vepër kjo e sanksionuar sipas nenit par.1 lidhur me nenin 77 dhe nenin 275 par. 1 nënpar.1.1 dhe 1.9 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PK’së.

    Për informata lidhur me personat në kërkim mund ta njoftoni Policinë në:

    Telefon fiks dhe mobil: 192 ose 038 550 999.

    Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale.

    Ju mund t’i dërgoni informatat edhe në adresën elektronike [email protected].

    Si dhe përmes aplikacionit Lajmëro Policinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark