Tenisti, Alexander Zverev u kualifikua në 1/8 e finales në Grand Slamin më të madh, Wimbledon.
Në sallën ku u zhvillua ndeshja mes Norris dhe Zverev i pranishëm ishte edhe legjenda e futbollit, Pep Guardiola.
Pas ndeshjes, tenisti gjerman ia tha disa fjalë trajnerit të Manchester Cityt, duke përmendur kështu edhe klubin e Bayern Munchen.
“Bayern Munchen ka nevojë për një trajner të fortë. Nëse ju jeni i lodhur nga futbolli, mund të vini të më trajnoni mua në tenis kurdo që doni ju”, u shpreh Zverev.
Kujtojmë që Pep Guradiola është duke i kaluar pushimet, para se të fillojë stërvitjet me ekipin e Manchester Cityt për sezonin e ri 2024/25.