Nëse jeni beqar, mos kaloni pa e lexuar: Këto janë karakteristikat kryesore të mashkullit perfekt - Insajderi
×
LifeStyle

Nëse jeni beqar, mos kaloni pa e lexuar: Këto janë karakteristikat kryesore të mashkullit perfekt

Insajderi
19 October 2024 - 19:06
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mashkulli ideal duhet të jetë i hareshëm siç janë p.sh. anglezët, romantik si francezët, ndërkaq të zjarrtë si spanjollët.

Një anketë e portalit Match.com, ka treguar që, sipas idesë disa mijëra përdorueseve të kësaj faqeje për njohje, si do të duhej të dukej profili i mashkullit të përsosur.

Nga të anketuarat është kërkuar që secilën karakteristikë që e dëshirojnë ta theksojnë ta ilustrojmë me virtytin i cili është karakteristikë për disa nacionalitete në Evropë.

Kështu kemi ardhur në konkludim që mashkulli ideal duhet të jetë i hareshëm, si p.sh. anglezët, romantik si francezët, ndërkaq i zjarrtë si spanjollët. Sa u përket parave do të duhej të ishte i shkathët si gjermanët, ndërkaq i shëndetshëm si suedezët. Dhe, e fundit,të jetë i bukur. Madje, kanë thënë ato, do të duhej të jetë i veshur sikur italianët.

Disa hulumtime të mëhershme kanë treguar që femrat, logjikisht, nuk presin nga mashkulli njësoj sikur i kanë 20, 30 apo më shumë vjet, transmeton Telegrafi.

Kështu ato të moshës nga 18 deri në 24 vjet dëshirojnë të argëtohen mirë dhe prandaj më shumë rëndësi i kushtojnë mashkullit të hareshëm dhe “gjithmonë të gatshëm”. Të kenë shije të njëjtë muzikore, të lexojnë libra të njëjtë, të shikojnë filma të njëjtë.

Ato të moshës nga 25 deri në 34 vjet përparësi u japin meshkujve të cilët janë ambiciozë dhe punojnë me zell në karrierën e tyre, ndërsa femrat e moshës midis 35 dhe 44 vjet më shumë rëndësi u kushtojmë meshkujve më të vjetër se ato, madje më së paku 5 vjet.

Meshkuj më të rinj kërkojnë kur t’i mbushin 45 vjet, ndërkaq femrat më të vjetra se 55 vjet dëshirojnë “kompatibilitet seksual”. 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark