"Nëse Kurti s’arrin ta bëjë qeverinë, është fundi i tij politik" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nëse Kurti s’arrin ta bëjë qeverinë, është fundi i tij politik”

    Insajderi
    28 February 2025 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-diplomati dhe kandidati për deputet nga PDK, Edon Cana, ka vlerësuar se Albin Kurti në këto zgjedhje hyri pa plan bindës.

    Siç u shpreh ai, deri në themelim të institucioneve mund të ketë vonesa, megjithatë nëse Albin Kurti nuk arrin ta bëjë këtë herë qeverinë, për të do jetë fundi politik.

    ”Opozita do të ketë probleme gjatë rrugës, do të ketë vonesa. Mendoj që nëse ai nuk arrin ta bëjë qeverinë, unë mendoj që ky është fundi i tij politi. Për atë arsye do të ketë zhagitje, po unë mendoj që ky do të jetë fundi i tij politik”, ka deklaruar ai.

    Ndër tjera, Cana u shpreh madje se Albin Kurti si pretendent edhe për një mandat të ri qeverisës, nuk është e sigurt plotësisht që i ka edhe numrat e minoriteteve.

    ”Mos ta marrim si të mirëqenë, që kryeministri aktual, i ka numrat edhe të minoriteteve. Nëse shikojmë matematikisht, opozita ka mundësi ta themelojë qeverinë, besoj se do ta themelojë qeverinë edhe besoj që edhe konteksti global e favorizon duke marrë parasysh që kryeministri aktual nga njëri prej presidentëve më të rrezikshëm që ka pasur Amerika që 40 vite, trajtohet si njeri i pabesë me të cilin s’do të bashkëpunojë dhe të cilin e kanë klasifikuar si njëfarë personi non-grata”, ka shtuar Cana.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark