Nëse LVV më 15 prill do ta propozojë kryeparlamentarin, a do ta votoni? - flet deputeti Guri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nëse LVV më 15 prill do ta propozojë kryeparlamentarin, a do ta votoni? – flet deputeti Guri

    Insajderi
    03 April 2025 - 21:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025. Kjo do të jetë dita kur partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, mund të propozojë kryeparlamentarin për votim.

    Lidhur me këtë, Gazeta Insajderi ka pyetur deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Paris Guri, për qëndrimin e partisë në lidhje me votimin e kryeparlamentarit.

    Guri tha se këto janë çështje që merren nga grupi parlamentar dhe LDK-ja, dhe se nuk mund të japë një opinion personal në këtë moment.

    Ai gjithashtu shtoi se LDK nuk bën koalicion në asnjë mënyrë me Lëvizjen Vetëvendosje”, duke e quajtur këtë një qëndrim të prerë të partisë.

    Kjo vjen pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 mars, sipas të cilave LVV-ja doli fituese me 48 ulëse, pasuar nga PDK-ja me 24 ulëse, LDK-ja me 20 ulëse dhe koalicioni AAK-Nisma me 8 ulëse.

    Më 15 prill do të shihet nëse partia e Kurtit do të mund ta formojë qeverinë e re që në tentativën e parë.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark