Nëse merrni mjaftueshëm vitaminë D, do të shmangni këto 3 probleme shëndetësore - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Nëse merrni mjaftueshëm vitaminë D, do të shmangni këto 3 probleme shëndetësore

    Insajderi
    02 August 2021 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke qenë se vitamina D lehtëson përthithjen e fosfateve dhe kalciumit, mungesa e saj mund të çojë në deformime të strukturave kockore.

    Vitamina D, e njohur ndryshe si vitamina e diellit, është një ndër vitaminat më të rëndësishme në trupin e njeriut, shkruan Living.

    Në formën e saj aktive Vitamina D vepron në shumë organe dhe sisteme organesh duke mundësuar procese shumë të rëndësishme për organizmin tonë.

    Duke qenë esenciale për shëndetin, mungesa e saj, mund të sjellë pasioja serioze për shëndetin duke shkaktuar problemet e mëposhtme:

    1.Ndikon në shfaqjen e depresionit: Prania e rrjeteve sociale dhe platformave digjitale të komunikimit apo shërbimeve po ndikon drejtpërdrejt në izolimin e njeriut modern, i cili tanimë është kthyer në kavien e smartphonë-ve apo kompjuterit duke e privuar jo vetëm nga kontakti me të tjerët, por edhe me natyrën. Mungesa e ekspozimit në diell, i cili është edhe burimi kryesor i vitaminës D ndikon drejtpërdrejt në mos-oksigjenimin e trurit dhe mund të jetë shkak për shfaqjen e problemeve me depresionin dhe çrregullimeve afektive sezonale (trishtimi dimëror). Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D të vendosur në korteksin e gjëndrave mbi veshkore, si dhe efekti mbrojtës kundër rënies së serotoninës dhe dopaminës.

    2.Ndikon në shfaqjen e kancerit kolorektal: Studimet e ndryshme kanë treguar se mungesa e vitaminës D mund të çojë në shfaqjen e kancerit kolerektal, njohur ndryshe si kanceri i zorrës së trashë ose rektumit.

    3.Ndikon në shfaqjen e dhimbjeve të kockave dhe dobësisë muskulare:  Vitamina D nxit përthithjen e kalciumit në lukth dhe mbajtjen e tij në nivele normale në gjak bashkë me parathormonin (PTH) duke mundësuar kështu mineralizimin normal të kockave. Kur Vitamina D mungon mund të çojë drejt miopatisë, e cila shoqërohet me dobësim dhe dhimbje të muskujve.  Duke qenë se vitamina D lehtëson përthithjen e fosfateve dhe kalciumit, mungesa e saj mund të çojë në deformime të strukturave kockore. Por, jo vetëm ndikon gjithashtu në shfaqjen e osteoporozës, artritit dhe inflamimit të gishtave të këmbës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark